Rreth Hidrosistem
Që prej vitit 2005, Hidrosistem është partneri juaj i besueshëm për panele diellore, kondicionerë, sisteme hidraulike dhe produkte hidrosanitare.
Hidrosistem është një nga kompanitë lider në Shqipëri në fushën e sistemeve hidrike, klimatizimit dhe energjisë. Me mbi 20 vite eksperiencë, ne ofrojmë produkte të çertifikuara dhe teknologji të avancuara, që ju garantojnë performancë të lartë dhe jetëgjatësi. Misioni ynë është i qartë: të ofrojmë cilësi, profesionalizëm dhe shërbim të personalizuar në çdo projekt – nga instalimet më të vogla familjare, deri tek projektet e mëdha industriale.
Misioni ynë
Ne duam që çdo shtëpi dhe biznes të ketë komfort maksimal dhe efikasitet energjetik. Prandaj, zgjidhjet tona janë praktike, të qëndrueshme dhe të thjeshta për t’u përdorur. Ne nuk ofrojmë vetëm produkte; ne krijojmë ambient të rehatshëm, të sigurt dhe energjetikisht efikas, që përmirëson cilësinë e jetës tuaj.
Çfarë ofrojmë:
- Sisteme klimatizimi dhe kondicionimi moderne
- Panele dhe pajisje hidrike të teknologjisë së fundit
- Zgjidhje të integruara për shtëpi, zyra dhe biznese
- Konsulencë profesionale dhe asistencë teknike pas instalimit
Pse të zgjedhësh Hidrosistem?
- Eksperiencë & Besueshmëri – vite pune dhe qindra projekte të realizuara me sukses
- Partneritete Zyrtare – punojmë me markat më të njohura ndërkombëtare në fushën e kondicionimit dhe paneleve
- Cilësi e Garantuar – pajisje të çertifikuara dhe zgjidhje që zgjasin
- Shërbim i Personalizuar – nga ideja deri tek zbatimi, jemi gjithmonë pranë klientit
Ne 2005 hapet Dyqani i parë në Fier , nga 2 krijuesit vizionarë Altin Cakaj dhe Viron Ferko. Nisi çdo gjë me panelet diellore dhe pak nga pak u integruan dhe shumë nga inovacionet e patentuara që kanë bërë histori në sistemet hidraulike, në produktet hidrosanitare si dhe në ajrin e kondicionuar të banesave.
Ne vitin 2009 në Fier hapet magazina e parë.
Hidrosistem vendos të investojë në krijimin e rrjetit të saj
tregtar duke mbuluar kështu gjithë Shqipërinë me produktet me cilësorë për çdo familje.
Ne fillim te 2013 hapet dyqani i parë në Tiran. Një shteg rritjeje që shfrytëzon gjenerimin e vazhdueshëm të ideve dhe projekteve të reja
Një tregues tjetër i suksesit ishte ne vitin 2019 ku kompania arriti partneritetin me Daikin.
Me kontributin e çmuar të dy iniciatoreve dhe grupit të punës , merr jetë një vizion i plotë i së ardhmes me krijimin e dyqanit të dytë në Tiranë .
Hidrosistem tashmë e ka vulosur emrin e tij në treg duke arritur të fitojë besnikërinë e klientit për brandet që ofron. Ne gjithmonë kemi një gjë në mendje: nevojat e klientëve tanë.
Vizioni Ynë
Ne besojmë në një të ardhme ku teknologjia dhe efikasiteti shkojnë dorë për dore me kujdesin për mjedisin. Synimi ynë është të sjellim zgjidhje të qëndrueshme, që jo vetëm rrisin komoditetin, por edhe kontribuojnë në një ambient më të pastër dhe më të gjelbër.