Shërbimi për klientët

Tek Hidrosistem, ne besojmë se çdo hapësirë meriton komoditet dhe eficiencë maksimale. Për këtë arsye, ofrojmë zgjidhje të personalizuara për panele diellore, sisteme ngrohje-ftohje, hidrosanitare dhe hidraulike, të përshtatura për hotele, biznese, shtëpi dhe ambiente industriale. Çdo projekt është unik – ndaj ne analizojmë nevojat tuaja dhe krijojmë një sistem që kombinon teknologjinë moderne me kursimin e energjisë dhe jetëgjatësinë.

Çertifikuar ISO 9001:2015

Te Hidrosistem, cilësia dhe siguria janë prioriteti ynë. Produkte dhe shërbime të çertifikuara sipas standardeve ndërkombëtare të cilësisë.

Pyetje të Shpeshta

Si mund të marr një ofertë për projektin tim?

Dërgoni një përshkrim të shkurtër të projektit tuaj për shtëpi, ndërtesë, biznes në info@hidrosistem.al ose kontaktoni në 069 8664155.  

Si mund të zgjedh sistemin më të përshtatshëm për banesën time?

Ekipi ynë ofron këshillim falas teknik për të përcaktuar pajisjet dhe konfigurimin ideal për nevojat tuaja.

A ofroni instalim për produktet që blihen?

Po, ofrojmë instalim profesional dhe asistencë teknike në të gjithë Shqipërinë.

A ofroni garanci?

Po, të gjitha pajisjet dhe instalimet tona shoqërohen me garanci.

Cilat janë markat me të cilat punoni?

Hidrosistem është distributor zyrtar i Daikin, Roca, Xtron, APE, Wilo etj.

A ofroni shërbim pas instalimit?

Po, ofrojmë mirëmbajtje dhe mbështetje teknike të vazhdueshme.

A mund të instaloni sisteme për hotele apo biznese të mëdha?

Po, ofrojmë zgjidhje të personalizuara për hotele, zyra, qendra tregtare dhe projekte industriale.

A janë produktet efikase energjetikisht?

Po, produktet tona janë të çertifikuara dhe dizajnuara për kursim energjie dhe performancë maksimale.