Pompe uji horizontale Wilo MHI805N -1/E/3-400-50-2 -(004210750)(P1max 3.02kw/P2 nom 2.2 kw)

Kodi i produktit: 16685

100L

Pompë centrifugale horizontale e presionit të lartë, me shumë helika dhe jo vetëthithëse e llojit të konstruksionit në bllok me porta thithëse horizontale dhe dalje presioni vertikale.

Pompa ka një konstruksion kompakt me bosht motor-pompë pa ndërprerje dhe bllokues mekanik të pavarur nga kahu i rrotullimit.

Pompa është e përshtatshme për sektorin e furnizimit me ujë dhe të rritjes së presionit, në sistemet qarkulluese industriale, në qarqet e ujit të procesit të punës dhe sistemet qarkulluese të ujit ftohës. Ajo mund të përdoret, gjithashtu, në impiantet e larjes, si dhe për vaditje.

Veçoritë/avantazhet e produktit

Konstruksion monobllok kompakt, që kursen vend
Të gjitha pjesët hidraulike që janë në kontakt me lëngun e pompuar, si dhomat e nivelit, helikat dhe shpërndarësit dhe trupi i pompës, janë prej çeliku inoks
Aprovim për ujin e pijshëm (KTW, WRAS) për të gjitha pjesët në kontakt me lëngun e pompuar (versioni EPDM)
Dorëzimi

Pompë centrifugale e presionit të lartë me shumë helika Wilo-Economy MHI
Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Udhëzime për konfigurimin

Mbrojtja për motorin trefazor ofrohet shtesë ose me kërkesë nga klienti
Motori me rrymë alternative duhet të pajisjet me mbrojtje të integruar termike të motorit dhe me kondensator

11 vizitor jane duke e pare kete produkt ne kete moment!