Pompe Helix First V220-5/25/E/KS/400-50 2.2 kw-Wilo

Kodi i produktit: 37388

100L

Pompë centrifugale me efektivitet të lartë në versionin vertikal me lidhje në linjë.

Pompë centrifugale e presionit të lartë, jo vetëthithëse, ka në përgjithësi një lloj konstruksioni shumë kompakt. Lidhja e boshtit të pompës dhe boshtit të motorit standard IEC bëhet nëpërmjet kutisë së bashkuesit. Një kushinetë sferike-lanterna siguron pranimin e forcave aksiale.

Kushinetat ndërmjetëse në sistemin hidraulik dhe boshti rezistues ndaj korrozionit me manikotë inoksi garantojnë një jetëgjatësi të madhe shërbimi.

Trupi i pompës dhe lanterni janë të veshura me KTL.

Ganxhat speciale, të montuara në mënyrë fikse, bëjnë të mundur një instalim të lehtë të pompës.

Pompa është e përshtatshme për zbatimin në sektorin e furnizimit me ujë dhe të rritjes së presionit, në sistemet qarkulluese industriale, si dhe në qarqet e ujit të procesit të punës dhe qarqet e mbyllura ftohëse. Përveç kësaj, ajo mund të përdoret në sistemet për mbrojtjen kundër zjarrit, në impiantet e larjes dhe për vaditje.

Veçoritë/avantazhet e produktit

Sistem hidraulik 2D/3D i salduar me laser, me arritje të rendimentit më të mirë
Helika, shpërndarësit dhe foleja e helikave rezistuese ndaj korrozionit
Arritje e rendimentit më të mirë të sistemit hidraulik, prurjes dhe çlirimit të gazeve
Trupi i pompës, i forcuar dhe i optimizuar për vëllimin e rrjedhës dhe NPSH
Kursen vend dhe me mirëmbajtje e thjeshtë falë konstruksionit kompakt
Mbrojtja e xhuntos bashkuese shumë e fortë
Dorëzimi

Pompë centrifugale e presionit të lartë Wilo-Helix FIRST V
Manuali i instalimit dhe mënyrës së punës
Versioni PN 16 me fllanxha ovale: Kundërfllanxha prej gize të hirtë me vidat, dadot dhe guarnicionet përkatëse
Shënime për llojin e konstruksionit

Mbrojtja e motorit duhet të vendoset me kërkesë ose në vendin e montimit.
Vendi standard i kapëseve është konfiguruar në fllanxhën e thithjes, e cila, në rast nevoje, mund të ndryshohet.
Wilo-Helix FIRST V është e pajisur me një bllokues mekanik të lehtë për përdorim në llojin e konstruksionit me fishekë dhe me një guarncion standard për një mirëmbajtje të lehtë.
Distancatori bashkues (te ≥ 7,5 kW) mundëson një zëvendësim të bllokuesit mekanik pa çmontuar motorin
Për versionet PN 16, PN 25 dhe Pmax = 30 bar mund të blihen kundrafllanxha të rrumbullakëta prej gize të hirtë ose inoksi, vida, dado dhe permistope si aksesorë.
Kite bajpasi mund të blihen si aksesorë.

11 vizitor jane duke e pare kete produkt ne kete moment!